Princi William shfaqet në publik me djalin e madh për herë të parë pasi Kate zbuloi se vuan nga kanceri
Princi William dhe djali i tyre i madh, Princi George, bënë daljen e tyre të parë publike pasi Kate Middleton njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer. Babë e bir panë së bashku ndeshjen e futbollit në Aston Villa.
Princi William u shfaq i buzëqeshur dhe me humor të mirë duke duartrokitur në tribunat në Villa Park në Birmingham, ndërsa 10-vjeçari George mbante një shall të ekipit.
Dyshja festuan fitoren 2-1 të skuadrës ndaj Lille në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Conference League.
Kjo është hera e parë që familja shfaqet në publik që nga 22 marsi, kur Princesha e Uellsit zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese pasi mjekët gjetën kancer gjatë një operacioni të planifikuar në bark. /vizionplus.tv