Life Style

Ilir Shaqiri rikthehet në ekran! Zbulon detaje nga show më i ri në ekranin e Top Channel

Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show i cili do të realizohet në disa qytete në Europë

Ilir Shaqiri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Cherry on Top”, me Bora Zemanin, ku ndër të tjera ka zbuluar se do rikthehet në ekranin e Top Channel.

Iliri zbuloi se do të jetë moderator dhe autor i emisionit më të ri që pritet të startojë në ekranin e Top Channel, “Yjet e Diasporës”. Ai ka zbuluar detaje nga ky show, që si qëllim ka promovimin e shqiptarëve të talentuar që jetojnë jashtë vendit.

“Iliri shkon në shumë vende të Evropës dhe botë, për të promovuar talentet me origjinë shqiptare. Çdo i ri që ka lindur me prindër shqiptarë do ketë mundësi të provohet me artin skenik dhe të tregojë veten, kush është dhe pse jo, të jetë një yll i zbuluar nga Top Channel. Do ketë një finale me këta yje nga e gjithë bota.”- tha ai.

Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show i cili do të realizohet në disa qytete në Europë, e më gjerë, me të rinjtë shqiptar, ose origjinë shqiptare që jetojnë në diasporë.

Konkurrentët e këtij talent show do të jenë në kategoritë: Kërcim/ Interpretim/ Performues/ Muzikantë/ Këngëtarë si edhe në arte të tjera.

Show do të xhirohet në disa qytete të Europës, si edhe në USA ku jetojnë shqiptarët. Konkurrentët fillimisht do të aplikojnë duke regjistruar të dhënat e tyre, si edhe duhet të dërgojnë një video 60 sekonda duke interpretuar në zhanerin që do të aplikojnë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button