E rëndë/ Ranë në pus në tentativë për të shpëtuar një mace, humbin jetën 5 anëtarë të një familje
Pesë anëtarë të së njëjtës familje në Indi ranë në një pus të madh të kontaminuar për të shpëtuar një mace, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Në përpjekjen e tyre të rrezikshme për të shpëtuar kafshën, të pestë ndërruan jetë tragjikisht.
Siç raporton gazeta britanike Daily Mail, burrat e familjes Kale vdiqën të martën në mbrëmje pasi ranë njëri pas tjetrit në një pus në fshatin Wadki, Maharashtra, Indi, i cili përdorej si gropë mbetjesh biologjike.
Sipas mediave lokale, macja kishte rënë në pusin e madh rreth orës 17:00 të së martës, ndërsa burrat e familjes vendosën të zbresin në pusin e kontaminuar për të shpëtuar macen.
Një nga anëtarët e familjes hyri i pari në pus përpara se katër të tjerë të ndiqnin, por në fund të gjithë u bllokuan, komenton botimi britanik.
Të vdekurit janë 65-vjeçari Manik Kale, djali i tij 36-vjeçar Sandeep, 53-vjeçari Anil Kale, djali i tij Anil 28-vjeçar dhe i afërmi i tyre 36-vjeçar Babasaheb Gaikwad. / Daily all news