Buçko rrëfen historinë gazmore tek shtëpia e komshiut, fermerët “shkrihen” së qeshuri
Buçko, Niko, Dijonisi dhe Mariana teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP”, ndajnë edhe historitë gazmore me njëri-tjetrin.
Buçko u shpreh se njëherë ka rënë nga krevati. Familja e tij ishte alarmuar, kjo pasi kishin kujtuar se ishte rrëzuar nga kati i pestë i pallatit jo nga krevati.
Kjo histori e treguar nga fermeri, shkaktojë të qeshura tek Niko, Dijonisi dhe Mariana.
“Kam rënë nga kati i dytë i krevatit dhe më ka rënë të fikët. Veç kur jam zgjuar pas 30 minutash. Isha i vogël. Kam qenë tek komshiu. Komshiu e kishte shtëpinë në katë të pestë. Ka shkuar ky djali i komshiut iu ka thënë që Gledis ka rënë poshtë. Ata kishin kujtuar se isha rrëzuar nga kati i pestë. Kishin ardhur me vrap ata”, tregon Buçko. /vizionplus.tv