Pse po flitet papritur gjithnjë e më shumë për UFO-t ?
Prej dekadash, çdo dukuri që duket e “çuditshme” në qiell, qoftë kjo edhe nëse është një tullumbace apo dron, lidhet me UFO-t.
Njerëzit, mendojnë se diçka e pazakontë është sipër tyre, sidomos kur shohin ndonjë objekt, që qëndron pezull, bën dritë dhe më pas zhduket.
Por ndonëse për dekada, këto dukuri kanë qenë mitike, qeveritë kohët e fundit, kanë nisur “testimet”, për të kuptuar nëse këto dukuri janë thjesht fantazi apo diçka reale.
“Enigma Labs”, është një komapni që është krijuar në vitin 2020 e cila ofron një aplikacion ku u jep mundësinë përdoruesve që të ngarkojnë imazhe që do shohin në qiell.
Në 18 muajt e fundit kanë qenë rreth 15,000 imazhe, që janë analizuar dhe është arritur në përfundimin se UFO-t ekzistojnë dhe ato janë misterioze.
Një zë i veçantë kësaj çështje i është dhënë edhe në Kongresin amerikan. Një ish-oficer i inteligjencës tha në një seancë dëgjimore në Kongres në 2023 se qeveria po strehon ” qenie biologjike” jo-njerëzore.
Po ashtu, edhe një komandant i marinës në pension dëshmoi se marinarët dhe pilotët kishin gjurmuar objekte që dukej se kishin aftësi “shumë më të larta” se teknologjia e zotëruar nga forcat e armatosura.
Shefi i kompanisë “Enigma” i tha The Economist se stafi i saj është “zgjidhës racional i problemeve” të cilët do të shkojnë “kudo që të çojnë të dhënat”.
“Enigma” madje do t’u sigurojë qeverive dhe institucioneve të tjera prova që mund t’i hetojnë për ekzistencën e UFO-ve./vizionplus.tv