Lajme

Merrnin gurë dekorativë nga Mali i Tomorrit dhe ndotnin ujërat e lumit “Osum”, nën hetim administratorët e dy firmave

Dy administratorë të dy kompanive që merrte gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, janë vënë nën hetim pasi mbetjet e subjekteve të tyre ndotnin ujërat e lumit Osum.

Nën hetim u vunë administratorët A. Gj., 55 vjeç, banues në Fier dhe D. Q., 45 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë kontrolleve të bëra, rezultoi se në subjektin që adminsitrohej nga 55 vjeçari A.Gj, kishte tre punonjës të pasiguruar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi gurësh dekorativë që u gjetën në subjektet që administroheshin nga shtetasit A. Gj dhe D. Q., gurë të cilët dyshohet se janë përfituar ilegalisht.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button