Kryebashkiaku Erion Veliaj është tmerruar nga protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë, pas skandalit të aferës ‘5D’, ku i gjithë zinxhiri drejtues është arrestuar për vjedhjen e buxhetit nëpërmjet përvetësimit të tenderave në kompanitë e tyre private.
Qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, pasi këshilltarët bashkiak të opozitës nuk janë lejuar të futen në ambientet e bashkisë
Këshilltarët e opozitës i kanë drejtuar një kërkesë drejtueses së Këshillit Bashkiak për mbledhje urgjente në lidhje me skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës me drejtues Erion Veliajn.
Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.
© SYRI.net