A është bërë pishman për daljen nga BBV? Ja si përgjigjet Julia Ilirjani
E ftuar në një emision televiziv ka qenë aktorja e mirënjohur Julia Ilirjani. Ajo së fundmi ishte pjesë e edicionit të tretë të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, ku gjithashtu në këtë intervistë na zbuloi disa detaje nga kjo eksperiencë.
E pyetur se nëse është bërë pishman për hyrjen në BBV, ose nëse kishte pasur një moment kur ka thënë ‘Përse mora pjesë, ç’desha këtu’, ajo u shpreh:
Kam menduar ‘Po sikur të dal tani?’. Jo ‘Ç’pata që u futa’.
Përse ajo e ka menduar këtë? A e ka mërzitur dikush aty brenda gjatë qëndrimit të saj?
Nuk më mërziti njeri në mënyrë konkrete, por ishin disa situata që nuk më kanë pëlqyer.
Si e komenton ajo ngjarjen e ndodhur midis Eglës, Meritonit dhe Ilnisës? Ju rikujtojmë këtu faktin se të tre ata u skualifikuan dhe u dënuan të qëndronin të tre brenda një dhome të bardhë dhe vetëm publiku do të vendoste nëse dikush nga ata do të rikthehej brenda në shtëpi. Nga ky votim Egla dhe Meritoni vazhduan rrugëtimin e tyre, ndërsa Ilnisa u largua përfundimisht.
Për mua e meritonte gjithmonë edhe Meritoni, gjithmonë edhe Egla. Dhe nuk duhet dhe nuk e di përse rri aty.
Sipas saj, a tërhiqet seksualisht Egla nga Meritoni?
Unë mendoj që Egla është nga ato lloj qeniesh që për të qenë në lojë, por edhe për të luajtur me nervat e saj dhe të tjerëve, por edhe për të treguar disa qasje të saj seksuale, po i pëlqen Meritoni./SOT.COM.AL