Life Style

Egla Ceno flet për përjashtimin e Jozit: “Nuk e ka fajin ‘BBV’, por individët”

Jozefin Marku nuk është më pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Largimi i tij u konfirmua nga faqja zyrtare e programit, pas një episodi që shkaktoi jo pak reagime.

Teksa debati për dasmën dhe sjelljen e Gjestit vazhdonte, Jozi përdori një shprehje fyese ndaj tij, gjë që solli menjëherë kritika brenda dhe jashtë shtëpisë.

Një nga ata që e komentuan situatën ishte edhe Egla Ceno, fituesja e “BBV3”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi të papranueshme deklaratën e Jozit dhe theksoi se fjalë të tilla nuk kanë vend në një shoqëri që promovon respektin dhe mirëkuptimin.

O zemra, ça t’i bëj Jozit, ta lë me një këmbë te cepi i kuzhinës që të mos e bëjë më? Nuk e ka fajin ‘BBV’, por lloji i individëve! Eksperiment social është, secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikat që krijohen. Rri pa merak, se në fund publiku di çfarë zgjedh”, shkroi Egla.

Egla Ceno flet për përjashtimin e Jozit: “Nuk e ka fajin

Pra, edhe pse çdo sezon ka dramën e vet, duket se ky edicion po e çon tensionin në nivele të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button