Albano flet për herë të parë për të dashurën, tregon detaje nga “prezantimi” me vjehrrën: I ngriva gjakun!
Albano për herë të parë ka folur për jetën e tij personale dhe ka treguar se është në një lidhje dashurie.
Ai tha se është i lidhur prej 8 muajsh, por familja e të dashurës së tij ende nuk e di.
Gjithashtu, Albano gjatë bisedes me fermeret e tjera, ka treguar një situtatë komike mes tij dhe mamasë të së dashurës.
Siç tregon ai, mamaja e saj e telefonoi atë, por iu përgjigj Albano.
Zëri i tij e panikosi atë, por situata u zgjidh.
“Isha me të dashurën dhe i telefonon mamaja, unë i mora telefonin dhe u përgjigja në vend të saj: Urdhëro, çfarë do? Na lërë rehat. Pas 10 minutash mamaja i shkruan dhe e pyet a je mirë? Ndërsa ajo i tha se ishte një shok që më mori telefonin nga duart”, ka treguar Albano. /vizionplus.tv