Bota

Zvicra ndëshkohet për klimën, Gjykata Evropiane i jep të drejtë disa grave që kishin paditur qeverinë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur një standard të ri në gjykim sa i takon çështjeve klimatike.

Për herë të parë, këtë të martë gjykata ndërkombëtare në Francë iu ka dhënë të drejtë një grupi grash të moshuara zvicerane të cilat pretendonin se qeveria iu kishte rrezikuar jetën duke mos marrë masa për ndryshimet klimatike.

“Ka pasur mangësi të mëdha në procesin e vendosjes së kuadrit rregullator. Autoritetet zvicerane kanë dështuar të përcaktojnë sasinë dhe kufizimet kombëtare të emetimeve të gazit serrë”, tha Síofra O’leary, nga Gjykata Evriopiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithëse gjykata hodhi poshtë dy raste të tjera shumë të rëndësishme për të njëjtën cështje, fitorja e rreth 2500 grave zvicerane pritet të nisë një kapitull të ri për cështjet gjyqësore klimatike në të gjithë kontinentin.

“Vendimi vendos një precedent vendimtar, ligjërisht të detyrueshëm që shërben si plan për mënyrën se si të padisni me sukses qeverinë tuaj për dështimet e klimës”, tha aktivistja Ruth Delbaere.

Pas kësaj qeveria zvicerane do të jetë e detyruar të ndërmarrë veprime të mëdha për emetimin e gazrave, gjithashtu të bëjë rishikimin e planit për ndryshimet klimatike deri në 2030. / VizionPlus Tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button