Lajme

Vranë 19-vjeçarin në qendër të Fierit/ Gjykata mbyll në qeli dy të rinjtë

Ngjarja e rëndë ndodhi një muaj më parë në qendër të qytetit të Fierit

Apeli ka lënë në burg dy autorët e vrasjes së Grei Bihucit në qendër të Fierit, Florjan dhe Klajdi Muka.

Mbrojtja e dy të rinjve ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” në “Vendosjen e të miturit në mbikëqyrje”. Por, në përfundim të hetimit, Gjykata e Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit.

Ngjarja e rëndë ndodhi një muaj më parë në qendër të qytetit të Fierit, teksa pas një konflikti për motive të dobëta, Florian Muka goditi me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci dhe shokun e tij 20-vjeçar Olti Serjanaj. Si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë 19-vjeçari Grei Bihuci.

Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur që në muajin dhjetor të vitit të kaluar për një thikë mes disa personash. Sherri ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes kur të dyja palët e përfshira në konflikt janë takuar për të sqaruar dhe për t’u pajtuar, por në momentin e takimit janë përfshirë përsëri në konflikt duke shkuar deri në përdorimin e thikës qe dispononte Florian Muka.

Sipas dosjes hetimore viktima nuk është përfshirë në konfliktet e mëparshme por është ndodhur i pranishëm në ditën e ngjarjes, ku mbeti edhe viktimë. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button