Valeri xheloz për Florin? Aktori: Po e ekzagjeron, me mua ndrysho strategji
Që pas zgjedhjes së Florit si kryefermer, Valeri ka shprehur një lloj pakënaqësie, për shkak të ndarjes së punëve, ku ai ngeli jashtë çdo funksioni, dhe sjelljen e aktorit, që sipas tij ka ndryshuar.
Edhe sot, Valeri ka shprehur “pakënaqësinë” e tij, që për sytë e Florit, është një lloj xhelozie dhe asgjë më shumë.
Sjelljet e Valerit, për aktorin janë të ekzagjeruara, ndaj e këshillon që të ndryshojë strategji.
Pjesë nga diskutimi:
Valeri: Kujt i bën ashtu si nazeli ti
Flori: Çfarë ke mo vëlla, del nga plevica dhe vjen më pickon. Ik se e ke strategji të gabuar
Valeri: Kush? Cila?
Flori: Ja këtë që po përdor tani, është e ekzagjeruar
Valeri: Ne ta dhamë votën, nuk u bëre vetë
Flori: Edhe pa votën tënde do ja kisha dalë
Valeri: Nëse do ishte e fshehtë, ti s’do kishe ditur gjë
Flori: Çfarë xhelozi je mo…ku të shkon mëndja, po të ishte vota e fshehtë s’do kisha dalë. Paske qenë xheloz i tmerrshëm
Valeri: Shumë
Flori: Kur të bjerë gongu më shalo pak kalin / VizionPlus tv