ShowBiz

“Thirri mendjes”/ Rike debaton me Erjolën: Mos ma ngre zërin, s’ta kam frikën

Rike Roçi dhe Erjola Doçi kanë krijuar një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”

Rike Roçi dhe Erjola Doçi kanë krijuar një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Por mbrëmjen e djeshme ato kanë patur një debat me njëra-tjetrën, ku nuk ka munguar edhe ngritja e zërit.

Teksa Erjola po bisedonte me Riken, kjo e fundit i është shmangur bisedës duke mos e lënë atë që të çojë mendimin deri në fund.  

E pikërisht kjo gjë e ka acaruar keq moderatoren e njohur, e cila ka shpërthyer keq ndaj modeles duke i thënë që ajo po ja devijon bisedën.

“Mos ma ngre zërin se s’ta kam frikën, ta dish”– iu drejtua Rike, ndërsa Erjola iu përgjigj: “Ta ngre kur bëhet fjalë për gojën time. Rike thirri mendjes”.

Pjesë nga debati:

Rike: Ti je shumë furba

Erjola: Unë s’jam fare furba, ti them sy më sy. Ti e lëviz kokën shpirti im kur thua gjëra

Rike: Mos ma ngre zërin Erjola

Erjola: Ta ngre kur je në bisedë me mua dhe ma devijon bisedën

Rike: Mos ma ngre zërin se s’ta kam frikën, ta dish

Erjola: Ta ngre kur bëhet fjalë për gojën time. Rike thirri mendjes

Rike: Se ngre zërin s’do të thotë se ke të drejtë. E mbro Julin, merre edhe ti tapetin me ju falë / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button