Producentja Ledja Liku: “Fituesi i parë ishte shumë dimensional, i dyti entertainment, lojtarja e këtij edicioni është thriller”!
Si i komenton ajo situatën e ndodhur midis Eglës dhe Meritonit, situatë e cila solli skualifikimin e tyre dhe dënimin në “Dhomën e Bardhë”?
Eftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio” ka qenë producentja e njohur e Top Channel, Ledja Liku, për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve të ndodhura gjatë orëve të fundit në shtëpinë më të njohur.
Si i komenton ajo situatën e ndodhur midis Eglës dhe Meritonit, situatë e cila solli skualifikimin e tyre dhe dënimin në “Dhomën e Bardhë”?
Unë e kam parë të gjithën atë video. Domethënë ishte shkak-pasojë…Ajo i thoshte largohu, kurse ai vazhdonte. Derisa arriti tek derdhja e verës në kokë. Egla më duket shumë lojëtare thriller aty, e cila hyn dhe e kupton tjetrin.
Elona u shpreh se nuk kishte dëgjuar më parë një përcaktim të tillë për një lojëtar, ndërkohë që biseda e tyre vijoi si më poshtë:
Elona: Deri tani kemi pasur një fitues entertainment, që ishte i vitit të shkuar dhe një…
Ledja: Një fitues shumë dimensional është Ilir Shaqiri. Tani unë nuk do ta shpallja Eglën fituese absolutisht. E shikoj që është thriller. Ajo luan me psikologjinë e çdo individi aty. I çon deri në limit për të parë deri ku shkojnë. Unë Eglën e kam parë me shumë vëmendje. Në fillim nuk e lexoja, nuk e kuptoja dot.
Për pjesën e derdhjes së gotës nga Egla, ajo u shpreh:
Egla vetë e argumentoi këtë që në një skenë filmi apo në teatër hedhja e gotës, ose qoftë në lokale mondane, hedhja e gotës së shampanjës apo të verës sipër kokës, thotë atë fyerjen që një femër bën ndaj një mashkulli. Pra me shumë delikatesë kur e ai e ka ngacmuar. Në atë përgatitjen e vet, ajo e argumentoi shumë në rregull për pjesën e saj. Ajo e çon në limite, por atë që çon di edhe ta argumentojë.
Lidhur me këtë temë, u hap edhe diskutimi i ndodhur në Fan Club mes vëllait të Eglës dhe Ronaldos, ku ky i fundit tha se ishte një ngjarje e rëndë. Ledja u shpreh kështu për këtë deklaratë:
Ronaldo ka qenë vetë pjesë e një formati të tillë dhe Ronaldo ka bërë provokime, ka rënë pre e provokimeve. Një format që ka patur edhe miell në krevat, edhe salcë në kokë. Domethënë kanë qenë të gjitha këto. Ronaldo e njeh shumë mirë këtë format. Nuk kanë qenë momente të mira as për Luizin, as për Ronaldon. Për Ronaldon unë kam qenë e keqardhur në këto momente./ TAR / G SH