“Po lë garën për shkak të vajzës”- Dalja e Robert Berishës, e planifikuar? Konkurrentja e nxjerr zbuluar: Ka pasur kontratë 2-3 javë
Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha vendosi mbrëmjen e së hënës të ndërpriste garën në “Ferma Vip”, duke u larguar nga shtëpia.
Robert Berisha u shpreh se arsyeja e largimit ishte vajza e tij, Renne, pasi e kishte marrë malli për të bijën dhe qëndrimi në garë ishte i vështirë për të.
“Kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën dhe është shumë e vështirë për mua. Po e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq eqë ka ndodhur kjo gjë, por unë duhet ta lë”, u shpreh këngëtari.
Por konkurrentja Gloria Meshi e ka nxjerrë zbuluar, teksa gjatë një bisede me banorët e tjerë u shpreh se Robert Berisha ka pasur një kontratë për të qëndruar 2-3 javë.
“Ka qenë me kontratë për 2-3 javë”, shprehet ajo, teksa konkurrenti Dionis Biba e pyet: “Pse Roberti nuk e ka pasur deri në fund?”. Gloria i përgjigjet: “Jo, për Zotin”, ndërsa Dionisi shton: “Tallesh”.
Gjithashtu faktin që Robert Berisha nuk do të qëndronte edhe aq e gjatë u zbulua nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. / OraNews