Nuk është vetëm Renne, Robert Berisha tregon edhe një tjetër arsye të daljes nga Ferma VIP
Dalja e Robert Berishës nga Ferma VIP, shkaktoi “kaos” dhe aludime të shumta në rrjetet sociale dhe në media.
Edhe pse vetë Robert Berisha e bëri të qartë në Prime në Vizion Plus, se dalja e tij lidhet vetëm me mallin që ka për vajzën e tij Renne, të shumta ishin komentet në rrjete sociale, të cilat e lidhnin me agjendën e tij artistike.
ë një lidhje me “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, Robert Berisha ka ritheksuar edhe njëherë se ai kishte anuluar koncerte dhe dasma, vetëm për të qenë pjesë e Ferma VIP. Dhe se largimi prej aty lidhet vetëm me vajzën e tij Renne.
Por për herë të parë Roberti zbuloi se përveç Rennesë një tjetër arsye e fortë për të lënë Ferma VIP, është edhe e dashura e tij, me të cilën ka një lidhje në largësi.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Cila është e vërteta e daljes tënde nga ferma VIP, pasi ka patur aludime të shumta?
Robert Berisha: Te shqiptarët aludimet dhe muhabet nuk ndalen asnjëherë. Ata i dini punët e të tjerëve, vetëm të vetat nuk i dinë. I kam anuluar shumë koncerte, kam anuluar edhe dasma në qershor. Aludime dhe muhabete, janë bërë edhe aty brenda Fermës. Por ato kanë bërë shumë gabim. Unë nuk jam futur me dalë për dy javë. 3-4 ditët e fundit kam qenë shumë keq aty, pasi e kam përmend disa herë se kam qenë 1 muaj larg vajzës, por kam folur çdo ditë. Aty pa telefon është shumë më vështirë. Unë e thashë kam 5 vite që jetoj pa të. Dalja ka qenë vetëm sepse jam mërzitur për Rennenë dhe për të dashurën time, që kemi një lidhje “long distance”. Unë kam përmendur edhe aty.
Brikena Prifti: Ke patur edhe sot bisedë me Rennenë?
Robert Berisha: Me padurim është duke më pritur. / VizionPlus Tv