ShowBiz

“Më ka ndryshuar jetën”/ Graciano flet për partneren e tij: Jemi njohur para 6 vitesh

Balerini i njohur, Graciano Tagani, është rikthyer pak ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”

Balerini i njohur, Graciano Tagani, është rikthyer pak ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Gjatë qëndrimit të tij në fillim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka patur një mbështetje të madhe prej partneres së tij, Argjira Spanca.

Mirëpo tani që është përsëri pjesë e formatit nuk kemi parë asnjë postim mbështetës prej Argjirës për Gracianon, por as ky i fundit nuk e ka përmendur asnjëherë atë deri pak momente më parë.

Kjo gjë ngriti shumë dyshime teksa të gjithë aludonin për një krisje në marrëdhënien e dyshes.

Teksa qëndronte me një pjesë të banorëve, Graciano ka folur mbrëmjen e djeshme lidhur me marrëdhënien që ka me Argjirën duke thënë: ‘S’jam martuar. Jemi njohur përpara 6 vitesh, edhe kaq…’.

Nuk dua ta prek shumë por di të të them vetëm kaq, për mua është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë dhe më ka ndryshuar jeta. Jemi gjithçka!– shprehet Graciano i prekur. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button