Elgit Doda shpërthen keq ndaj Meritonit
Kompozitori ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit e ka quajtur Meritonin, përndjekës grash.
Pavarësisht se para se të hynin në BBV, Romeo dhe Meritoni ishin miq, qëndrimi në të njëjtin ambient ka sjellë përplasje të forta mes dyshes, duke u shndërruar në kundërshtarë të fortë.
Në një prej spektakleve të BBV, Meritoni akuzoi hapur Romeon se ngacmonte gratë e shokëve, duke lënë të nënkuptohej se bëhej fjalë për Klea Hutën, bashkëshorten e Elgit Dodës.
Edhe pse Elgiti nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me këtë deklaratë të Meritonit, ditën e sotme, kompozitori ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit e ka quajtur Meritonin, përndjekës grash.
Këngëtari ka shkruar disa fjalë edhe për Liamin, duke e ironizuar për arrestimin e tij në BBV.
“Kush ka ngelur të tregojë burrërinë, njëri që kap policia për mashtrim në mes të emisionit dhe tjetri që përndjek gratë. Që të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krah vetëm për ta nxjerrë nga vetja. Hajde burrëri hajde“, ka shkruar Elgiti në postimin e tij ë Instastory.
Ai më tej ka treguar mbështetjen me Romeon, duke i uruar që të ketë durim për këto situata që po ndodhin në shtëpi.
“Vetëm durim vëlla”, shton Elgiti.
/gsh