Sara Gjordeni e thotë “troç” ja për cilin banor bëj ‘tifo’ në BBV
Që pas përjashtimit të saj nga “BBVIP3”, Sara Gjordeni ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, si për të ndarë detaje nga lidhja me Bardhin, ashtu edhe për të bërë përgjigje-kundërpërgjigjet e saj me ndjekësit për tema të ndryshme (kryesisht jetën private), por edhe për të dhënë mendimet në lidhje me lojën në reality show dhe banorët që vazhdojnë garën.
Deri më tani, edhe pse ka bërë rolin e “opinionistes” për disa situata (sidomos për situatën e Eglës, Meritonit dhe Ilnisës), Sara gjithsesi nuk kishte shprehur preferencë për ndonjë nga banorët brenda, megjithatë një postim sot na ka bërë me dije se ajo mbështet Heidin në këtë garë.
Kështu, ish-Missi ka postuar një video të Heidit që është duke qarë, nisur nga debatet e fundit në shtëpi dhe bashkangjitur shkruan: “Durim o Baci”, ndërsa e mbështet banoren në “luftën” e saj me djemtë e shtëpisë, së fundmi me Liamin dhe Meritonin.
Mesa duket Sara ka besim që Heidi mund t’i shkojë deri në fund garës, vetëm i duhet pak durim.. (Pas si shumë)./ SOT.COM.AL