ShowBiz

Që nga emrat e finalistëve dhe deri tek trekëndëshi Ilnisa-Meriton-Egla, Fatjoni i thotë të gjitha 

ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Fation Kuqari, ish-banori i “Big Brother VIP 3”. Ai ka folur më shumë mbi këtë eksperiencë të tij, marrëdhëniet me banorët e tjerë, por jo vetëm…

Je bërë pishman që u largove nga loja?

Meritoni kishte bërë shumë gabime dhe mendoja se duhet të dilte. Nuk jam bërë pishman. Po të ishte prap e njëjta situatë dhe të kisha dhënë fjalën, do bëja të njëjtën gjë. Nuk ishte dobësi. E ndjeja që në finale isha i sigurt, kalova 7 nominime, sa u mësova, fillova të luaja fort. Si mund të dilja? Por për mua është më e rëndësishme fytyra. Unë e kisha shumë të sigurt që do isha në finale, janë disa gjëra që ti e ndjen që je mirë.”

Kë refuzon të takosh pasi të mbarojë spektakli?

“Nuk refuzoj asnjë. Unë e kam thënë edhe aty brenda që ‘nuk kam ardhur për hasmëri’. Edhe disa hatërmbetje që mund të kem, unë zgjedh që t’i justifikojë se i bëjnë për hir të lojës gjërat.”

Si e komenton trekëndëshin Egla-Meriton-Ilnisa brenda ‘Dhomës së Bardhë’?

“Thellë-thellë ata nuk e kanë inat njëri-tjetrin. Ata e kanë kuptuar që janë të fortë. Nuk më pëlqen mënyra si e menaxhon Meritoni situatën dhe si i trajton vajzat. Në lojë i trajton shumë keq, shpresoj të mos jetë kështu jashtë. Do të ishte fatale nëse do ishte kështu dhe jashtë, por shpresoj që jo.|”

Kë sheh si finalistë?

“Fationi, Egla, Romeo…”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button