Bota
Po lëvizte me shpejtësi “skëterrë” me “Porsche”, shqiptari përplaset me disa makina dhe humb jetën në Itali! 7 të plagosur nga aksidenti i rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë, ku një shqiptar 32 vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas me disa automjete të tjera.
Sipas mediave italiane, i riu me origjinë shqiptare, i lindur në Verona të Italisë, po udhëtonte me shpejtësi të madhe me automjetin tip “Porsche” kur u përplas me disa automjete të tjera dhe shkaktoi plagosjen e 7 personave.
Gruaja që ishte në makinë me shqiptarin ka mbetur e plagosur rëndë./Top Channel