Momente epike, Albano imiton kolegun e tij dhe tregon “gafën” dialektore
Dialekti nga krahinat e ndryshme, shpesh herë sjell keqkuptime. Por ndodh, që fjalët dialektore të kthehen edhe në batuta mes kolegësh e miqsh. Një gjë e tillë ka ndodhur disa vite më parë me Albano Bogdon dhe Andrea Vreton.
Ky i fundit, me origjinë nga Erseka e ka karakterizuar e folura dialektore, edhe në skenë.
Ndërsa Albano, na sjell një kujtim mjaft gazmor me Andrean, dhe fjalët e tij dialektore, që nga shumëkush mund të interpretohen edhe si “gafa”.
“A e njeh Andrea Vreton ti? Gjatë provave, sa iku drejtori, direct letrat ne, qytet, shtet, send, kafshë. Edhe bie shkronja “E”. për herë të parë pas vitesh, tha Andrea i pari stop. Edhe fillojmë, qytet, shtet, të gjithë. Send, dhe Andra që thotë ekur. Nuk e kapa në fillim dhe i thash, çfarë the. E më tha “ekur ekurosje”. Nuk ta shpjegoj dot magnitudën e të qeshurit. Këta nga Erseka flasin në numrin shumës. Nuk thotë s’kam cigare, po thotë nuk kemi cigare. E i thash nuk ke ti mo daj se unë kam”, tha Albano ndër të tjera, teksa përshtat edhe zërin njësoj si kolegu i tij, Andrea.
Ndërkohë që Xhesika Polo, i ka thënë se e folura në në vetën e tretë numrin shumës, është karakteristikë e zonës së juglindjes, Korçës dhe Ersekës.