Life Style
Gazetarja e njohur pagëzohet në Kishën Shën Luçia në Durrës, zgjedh kumbar kolegun e saj
Gazetarja Iva Tiço është pagëzuar ditën e sotme në Kishën katolike, Shën Luçia në Durrës.
Ajo ka zgjedhur kumbar mikun e saj, gazetarin e njohur Enkel Demi.
“Pas një rrugëtimi dy vjeçar, në një udhëtim të ri, zgjedhur me zemër #baptism”, shkruan gazetarja në përshkrimin e fotove nga ceremonia në kishë.
Të shumtë kanë qenë ata që i kanë dhënë bekimet e tyre dhe e kanë uruar./gsh