ShowBiz

“Ça spiridhuli, qenka komplet…”/ Debat i ashpër mes Gracianos dhe Lidit: Ti rrudhe gojën e…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Graciano Tagani dhe Lidi Delia janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Balerini i njohur ishte duke bërë batuta me banorët në ambientet e dhomës së gjumit dhe kjo gjë e ka bezdisur Lidin, i cili i ka kërkuar Gracianos të heshtë.

Siç duket kjo nuk i ka pëlqyer Gracianos i cili është kthyer paksa i nevrikosur dhe i ka thënë Lidit:

“Ej me mua mbyll gojën! Me mua mbyll gojën ti re. Me mua mos e zgjat. E tolerova surratin tënd duke thënë tigani, okej? Me mua mos e zgjat kaq! Ose kthehu andej nga ke ardhur. Nuk të pyes të fare se ça bëj. Ti rrudhe gojën e bukur që e ke, me mua jo, e bëre sot mos e bëj më! Boll të mbajta ty mbi supe. Se ça idioti jam ta tregoj unë, por mëso të artikulosh!”.

Debati ka agravuar ku tonet e zërit të dy djemve kanë qenë të lartë teksa Lidi i ka thënë: “Ça spiridhuli. Po qenka idiot komplet”.

E më pas balerini e pyet se kush është ai, pasi ka kohë që i ‘bie më qafë’ Gracianos, ku fillimisht duke u kapur prej mbiemrit të këtij të fundit dhe është tallur me familjen e tij. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button