“Ata ishin si hienat kundër luanit ”, Riogelsa Cybi tregon çfarë e penalizoi në Ferma VIP: Nuk kisha në plan të godisja Elsën me shishe
Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Rigelsa Cybi e ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, rrëfeu eksperiencën e saj brenda në fermë.
Ajo tha se nuk mundi ta tregonte plotësisht veten për shkak të kohës së paktë të qëndrimit në fermë.
Riglesa theksoi se ajo ishte personi më i sulmuar në fermë nga konkurrentët e tjerë. Sa i përket përplasjes me Elsa Lilën, Rigelsa tha se ishte e nxitur nga këngëtarja.
Pjesë nga biseda:
Rigelsa Cybi: Ishin shumë pak ditë për të treguar Rigelsën 100%.
Brikena Prifti: Cilat janë ato pika që kur e sheh veten përtej programit e vlerëson?
Rigelsa Cybi: Gjëja që më ka bërë të ndihem shumë krenare është se unë jam vajzë me vlera, dhe ato vlera nuk i ula kurrë për lojën. Më vjen mirë për veten që e mbajta kokën lart.
Brikena Prifti: A e ke shijuar qëndrimin në fermë?
Rigelsa Cybi: Le të themi po 50% pasi sfidat akoma nuk kishin vazhduar siç duhet.
Brikena Prifti: Ne kemi patur motrën tënde të studio, mamanë tënde për të zbuluar pak për Rigelsën, si e sheh pjesëmarrjen aty?
Rigelsa Cybi: Pjesa që unë jam një person i ndjeshëm mund të gjykonte te bisedat pasi nuk jam përfshirë shumë. Sa ju përket sfidave, unë kam një shpirt luftarak.
Brikena Prifti: I përjetoje shumë situatat aty?
Rigelsa Cybi: Po.
Brikena Prifti: Teksa ishe në nominim me Nikon, Çiljeta dhe Elsa thanë që duhet të largohet Riglelsa pasi është e ndjeshme, i shpreh të drejtë qëndrimin e tyre?
Rigelsa Cybi: Absolutisht jo, i kisha bërë mirë llogaritë. Elsa dhe Çiljeta dhanë mendim për gjëra të tjera, pasi unë ju largohesha nga grupi.
Brikena Prifti: Nuk e përballon dot psikologjikisht thanë ato konkretisht?
Rigelsa Cybi: Besoj se kanë folur në këtë mënyrë pasi unë kam patur temperaturë, por jo se kishte lidhje me ndonjë gjë tjetër.
Brikena Prifti: Çfarë mendon se të penalizoi?
Rigelsa Cybi: Që jam akoma e re në tregun shqiptar, dhe nuk mund të tregoja 100% se kush jam.
Brikena Prifti: Çfarë të mbetet peng që nuk pate mundësi të tregoje?
Rigelsa Cybi: Pikërisht pjesa e sfidave më ka mbetur peng, që nuk tregova se sa e fortë është Rigelsa. Isha e sigurt që në momentin që do të vazhdonin sfidat e vërteta, nuk do kishin shanse të tjerët.
Brikena Prifti: Çfarë veçon nga pjesa brenda?
Rigelsa Cybi: Pjesa ku debatova me Elsën.
Brikena Prifti: Je penduar për atë gjë?
Rigelsa Cybi: Të them të drejtën ata ishin të gjithë kundër meja, si hienat kundër Luanit, gjatë gjithë ditës ata më mërzisnin me pjesën që do dalësh, do dalësh, dhe unë arrita limitin e nervave, dhe hodha shishen në tokë dhe nuk kisha dëshirë të qëlloja Elsën. E kisha vetëm 1 metër larg, nëse do kisha dëshirë ta qëlloja do e bëja.
Brikena Prifti: Nëse do e ktheje pas situatën, mendon që duhet ta kishe të kontrolluar situatën?
Rigelsa Cybi: Edhe të tjerët kishin faj, kur e sheh që tjetra është e mërzitur dhe hyn të debatosh është si një lloj uljeje. Nuk kishte lidhje të fliste Elsa në atë moment./ VizionPlus Tv