Bota
Alarm për cunami? Tërmet i fuqishëm ‘shkund’ këtë vend, sa ishte magnituda
Lëkundjet u regjistruan në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë është regjistruar ditën e sotme në prefekturën Miyazaki dhe zona të tjera në Japoninë jugperëndimore.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se lëkundjet u regjistruan në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale.
Ndërkohë që sipas agjencisë së lajmeve Kyodo epiqendra ishte në bregun lindor të gadishullit Ohsumi në ishullin kryesor jugperëndimor të Kyushu në një thellësi prej 39 kilometrash.
Deri më tani nuk ka pasur paralajmërime për rrezikun e një cunami apo dëme të tjera në njerëz apo materiale për shkak të tërmetit. / G SH