Ilir Beqiri kritika produksionit: Unë nuk e di se si u vendos që Romeo dhe Juli të jenë finalistë, primitive forma
Ilir Beqiri, ish-banor i spektakleve më të hershme të formatit “Big Brother”, në një intervistë për “Ora Neës” analizoi ecurinë e banorëve deri në këtë fazë lojës në “BBV3”.
Në analizën e tij ai u ndal tek kalimi në finale i Romes dhe Julit, një kalim disi i paqartë sipas tij.
“Unë nuk e di se si u vendosën këta finalistë dhe e kam të paqartë këtë lloj forme për të zgjedhur finalistët, sepse mënyra se si u bë është pak primitive.
Por janë finalistë dhe janë persona që e kanë merituar finalen edhe më përpara, por do kish preferuar që të vendoseshin kokë më kokë me njëri-tjetrin, ashtu siç u bë me Heidin dhe Romeon, ku dhe vetë sjellja e Julit ndryshoi krejtësisht dhe doli një personazh tjetër nga ai që ishte paraqitur më përpara”, tha Ilir Beqiri. / OraNews
NDIQNI INTERVISTEN ME ILIR BEQIRIN