LajmeVendi

TMERR në Elbasan/ Gjendet i vdekur në rrugë 50-vjeçari, dyshohet se…

Viktima është gjetur i pajetë nga kalimtarë në anë të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një 50-vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vreshtaj, ku viktima është gjetur i pajetë nga kalimtarë në anë të rrugës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet se 50-vjeçari ka ndërrua jetë nga shkaqe natyrale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button