Shfaqet për herë të parë në publik pas problemeve të rënda shëndetësore, ja si duket tani Fatos Nano
Pak muaj më parë, ish kryeministri i vendit Fatos Nano për një kohë të gjatë ishte në luftë me jetën.
Ai ka qëndruar në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë dhe shkak është bërë një sëmundje në mushkëri, që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Por kur kanë kaluar rreth 7 muaj e gjysëm që nga ajo periudhë, ish kryeministri Nano është rikthyer në formë.
Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë.
Nga fotot, duket që Nano aktualisht gëzon një shëndet të mirë.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.
Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet./albeu