ShowBiz

Rigelsa Cybi del nga “Ferma VIP”, në garë hyjnë dy konkurentët e rinj Artemisa Kusi dhe Egzon Berisha

Nën magjinë artistike të muzikalit “Mamma Mia”, përshtatur nga këngët e grupit legjendar Abba, nisi shfaqjen e saj të pestë, Ferma VIP në ekranin e Vizion Plus.

Kjo komedi muzikore u interpretua me të gjithë elementët e saj, nga vetë fermerët të cilët u gjendën në role të ndryshme.

Një performancë e shkëlqyer dhe një sfidë e kaluar me sukses, nga e cila të gjithë konkurentët fituan imunitet të plotë deri në prime-n e radhës.

Ndërkohë, Rigelsa Cybi e humbi statusin e saj si fermere pasi publiku zgjodhi të shpëtojë Niko Komanin në televotimin e hapur mes tyre. Rigelsa është e eleminuara e parë nga izolimi i fermës VIP, një eksperiencë të cilën do të donte ta kishte vazhduar.

Nga ana tjetër, fermës VIP i’u shtuan dy fermerë të rinj. Artemisa Kusi dhe Egzon Berisha morën sinjalet e para të mikpritjes, por ky është vetëm fillimi.

Një tjetër fokus i rëndësishëm mbrëmjen e së premtes, ishin punët e fermës.Dhe një sfidë e papërmbushur që ashpërsoi debatin mes fermerëve. Kryeplaku gjithashtu nuk i kurseu rezervat për ata që i quajti “dezertorë” ndërsa pati edhe justifikime që nuk kaluan pa dënim.Duke qëndruar tek kjo dinamikë, opinionistët u kujdesën të vendosin pikat mbi i.

Marjana Kondi dorëzoi statusin e kryefermeres.Me konsensus, shumica vendosi që në shtëpinë e Njishit të qëndrojë Flori si kryefermer dhe të marrë komandën e punëve të fermës VIP.

Dhurata për ditëlindjen e Xhesika Polos ishte surprizë edhe për fermerët e tjerë. Këngëtarja Valbona Mema mbylli mbrëmjen në një atmosferë fantastike.

Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2 janë dritarja juaj për të ndjekur në çdo moment, 24 orë në shtatë ditë të javës, çdo gjë që ndodh në Fermën VIP. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button