Sport

Mes dhimbjes dhe lotëve, futbollisti 21-vjeçar përcillet në banesën e fundit

Futbollisti i Akademisë së Shënkollit, njeherazi student në fakultetin e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë, Klajvert Çuni, gjeti vdekjen në moshen 21-vjeçari.

I riu ra aksidentalisht nga tarraca pasditen e 23 marsit, teksa po bënin disa punime me babain dhe ndërroi jetë në spital, për shkak te plageve të shumta.

Ndarja e parakohshme nga jeta e kapitenit ka lënë në zi trajneret dhe sportistet e Akademisë “Shënkolli”.

Ata thonë se Klajvert Çuni ishte apasionuar pas futbollit dhe që në moshen 7-vjeçare ishte pjese e shkuadres.

“Është rritur në akademinë tonë të futboolit që në moshën 7-vjecare. S’ka pasur kurrë humbje! Humbja e vetme e tij ishte ky rast fataliteti! Në komunitetin tonë sportiv Klajverti e kishte pseudonimin “Ujku”, por iu dorëzua fatit të keq”, tha trajneri  Hasan Hoxha.

Ndërsa trajneri Klajdi Reçi shprehet se “Edhe kur unë si trajner kisha dobësi ai më jepte zemer. Klajverti ishte djalë i fortë, kapiten i vertete”.

Na ka ikur një copë nga trupi e zemra jonë, fjalët janë të vështira…mosha e tij, dhimbja e madhe e prindërve, dhimbja jonë . Zoti deshi ta merrte pranë vetes”, shprehet mes lotësh trajneri Dritan Smajli.

“Kemi kaluar sfida bashkë, e donte shumë futbollin kapiten i verte në fushë jashtë saj djalë kampion”, thote futbollisti Adrian Prendi.

Presidenti i Akademisë Shënkolli Kristjan Gjidodaj, thotë se vdekja e Klajvert Çunit është një humbje e madhe për futbollin lezhjan.

“Kishte karakter lideri dhe jo rastërisht ishte kapiten në të gjitha grupmoshat. Nuk gjej dot fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe, jam I pikëlluar”, tha Gjidodaj.

Mes dhimbjes dhe loteve, futbollisti 21-vjecar u përcoll këtë të shtune në banesen e fundit, ndërsa ishte djali i vetem i familjes Çuni.

Ai do të mbetet gjate në memorien e të gjithë atyre që e njohën në komunitetin sportiv. / Albeu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button