“Dje e teprova pak”/ Romeo pendohet për debatin me Julin?
Romeo ka pyetur banorin e ri se si i duket loja e tij dhe nëse e tepron ndonjëherë.
Që prej hyrjes së tij, Lidi ka krijuar një marrëdhënie të afërt me Romeon. Mbrëmjen e kaluar, teksa kanë qenë të ulur në oborrin e shtëpisë, kanë diskutuar për lojën e Romeos, ku ky i fundit ka pyetur banorin e ri se si i duket loja e tij dhe nëse e tepron ndonjëherë.
Ne fakt dyshja e kishte fjalën rreth debatit që Romeo pati me Julin, ku ky i fundit u betua që nuk ishte ai që kishte fshehur cigaret. Romeo i është kundërvënë Julit, duke i thënë se u betua Natën e Kadrit.
Pjesë nga biseda në oborr:
Romeo: Merrem ndonjëherë kot unë? E teproj ndonjëherë? Thuaje të drejtën.
Lidi: Po
Romeo: E teproj ndonjëherë, ke të drejtë. E dija që e teproja ndonjëherë, ke të drejtë.
Lidi: Ik merru prap.
Romeo: Jo, jo tani nuk merrem më.
Lidi: Dje ta thashë, me pjesë e dytë e ke tepruar komplet. Unë s’kam ndonjë të keqe.
Romeo: Nuk e diskutoj. Të kuptoj, e kam parë. Edhe ditën e parë, ishe i kujdesshëm.
Romeo ka vijuar më tej:
“Ishalla nuk del ajo që mendoj unë. Frika ime, ajo që mendoj”.
Heidi: Çfarë meraku ke?
/gsh