Bota

Vrima misterioze në mes të Paqësorit, historia e frikshme që fshihet pas

Një vrimë misterioze në mes të oqeanit Paqësor ka zgjuar kureshtjen e qytetarëve, të cilët pikasën momentin në Google Maps.

Ajo tregon një gropë të zezë të frikshme e cila duket e zhytur thellë në Tokë.

Megjithatë, vrima magjepsëse është thjesht një iluzion optik.

“Vrima” është në fakt një pyll i mbushur dendur me pemë pisonia në ishullin e largët të Vostokut, mbi 600 kilometra në veriperëndim të parajsës tropikale të Tahitit.

Vostok, me sa duket, është po aq i bukur – por edhe vdekjeprurës.

Pisonias njihen gjithashtu si vrasës zogjsh dhe arsyeja janë farat e saj super ngjitëse.

Aroma e pemëve i shtyn kafshët t’i hanë dhe t’i depozitojnë diku tjetër të ishullit.

Nga ana tjetër, pesha e madhe e farave mund t’i rëndojë zogjtë, duke i penguar ata të fluturojnë.

Në episodin më të rëndë, ata mbështillen plotësisht me fara dhe rrëshirë, duke ngordhur nga uria, me kufomat e tyre që varen në pemë/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button