VAJZA, KUJDES! Nëse këto 7 fraza thuhen shpesh nga partneri, po kërkon dikë më të mirë
Marrëdhëniet më të mira bazohen në njerëz që kanë të njëjtat ndjenja për njëri-tjetrin, por për fat të keq, jo çdo marrëdhënie është e tillë.
Për fat të mirë, ka disa shenja që mund t’ju tregojnë se çfarë ndjen personi tjetër pa qenë nevoja ta pyesni drejtpërdrejt.
Dëgjoni gjërat që ai thotë më shpesh.
Nëse këto 7 fraza thuhen shpesh nga partneri, mund të jenë shenja të ndjenjave jo serioze nga ana e tij.
1. “Do të doja të kisha takuar më shpejt.”
Një djalë, qëllimi i vetëm i të cilit është të përfitojë prej jush, do t’ju ushqejë me fjalë që do të të krijojnë flutura në stomak. Me këtë shprehje nënkuptohet se ai ka pasur shumë marrëdhënie të tjera me të cilat nuk ka funksionuar dhe ju jeni e duhura.
Por sigurisht, mos e besoni menjëherë.. Vetë fjalia tashmë duhet t’ju bëjë të pyesni, çfarë ndodhi me lidhjet e mëparshme? Dhe ju duhet të pyesni veten se si do të ndiheshit nëse do të ishit një nga vajzat e së kaluarës së tij dhe po dëgjoni këtë fjali, ose sa herë e ka përdorur këtë fjali si karrem.
2. “Unë nuk kam dashur askënd kaq shumë.”
Le ta pranojmë. Gjunjët dobësohen dhe zemra na del nga vendi kur konsiderohemi të veçanta nga një mashkull. Por kujdes! Sa vajza ka dashur gjithsej?
Ky lloj mashtrimi duhet t’ju japë sinjalin se ky djalë duhet të ketë nivele të ndryshme dashurie, gjë që, logjikisht, është e pamundur, sepse dashuria e vërtetë nuk mund të matet.
3. “Do të doja që të ishim vetëm ne të dy.”
Shpesh ne do të donim që miqtë ose familja jonë të njihej me djalin me të cilin kemi krijuar një marrëdhënie. Me fat janë vajzat, I dashuri i të cilave, është i gatshëm të takojë prindërit dhe të afërmit e saj, në vend që të dojë një lidhje të fshehtë, larg syve të çdokujt
Tani, nëse atij i pëlqen gjithmonë të ketë një kohë vetëm me ju, atëherë ai është egoist, dhe padyshim, ai thjesht dëshiron të ngopë dëshirat e tij fizike. Është e natyrshme që ndonjëherë dëshironi të keni privatësi; mund t’ju ndihmojë të krijoni një intimitet më të fortë. Por mbani mend që privatësia është ndryshme nga fshehtësia, sepse me fshehtësinë vijnë motive të fshehta, të këqija që nuk i meritoni.
4. “Si të duash ti”.
Kur mendoni për të planifikuar pushime ose thjesht për të konsumuar një darkë jashtë, ndodhë që partneri mund të thotë gjithnjë: ‘si të duash ti’. Por mos e konsideroni si diccka shumë të ëmbël, nëse gjithmonë varet nga ju.
Mendoni si mund të planifikojë gjëra më të rëndësishme në jetë, nëse nuk është i aftë të marrë përgjgjësinë për gjëra kaq të thë thjeshta.
Pastaj vjen pyetja a është me të vërtetë i interesuar për atë gjë? Nëse po, atëherë ai duhet të marrë pjesë. Ai duhet të dijë të udhëheqë. Sepse drejtimi është një shenjë e pjekurisë.
5. “Takimet në shtëpi janë gjithmonë më të mirat!”
Takimi në shtëpi është pakrahasueshëm. Është I thjeshtë, po argëtues dhe komod. Por kujdes! Ai duhet të ketë dëshirën të kalojë kohë edhe jashtë me ju.
Takimet në shtëpi dhe daljet duhet të jenë të veçanta njësoj pasi ai e di që ju gjithashtu meritoni të shijoni një larmi më të madhe gjërash.
6. “Le ta marrim lehtë dhe të mos stresohemi shumë për të ardhmen.”
E vutë re të dridhej kur përmend fjalët martesë apo familje? Nëse ai ka frikë nga e ardhmja – e ardhmja me ty – më mirë jepini fund.
7. “Më duhet pak hapësirë.”
Të gjithë e bëjnë. Por kur bëhet fjalë për një marrëdhënie, kjo fjali tregon ftohje midis dy palëve. Kjo mund të jetë shenjë se ai është duke krijuar një marrëdhënie me dikë tjetër. Është fillimi i ndryshimeve tronditëse.//Vizion Plus