Lajme

Sonte Nata e Kadrit, çfarë simbolizon dita e shenjtë në fenë islame

Sot është Nata e Lejletul, sipas kalendarit islam.

Nata e Kadrit ose Laylat al-Qadr, në besimin islam, është nata kur Kurani u zbrit për herë të parë nga qielli në tokë. Është gjithashtu nata kur vargjet e para të Kuranit iu shpallën profetit islam Muhamed dhe cilësohet si një natë më e mirë se një mijë muaj.

Sipas myslimanëve, data e saktë e kësaj nate është e pasigurt, por ndodhet në një nga netët me numër tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, muajit të nëntë të kalendarit islam.

Që nga ajo kohë, myslimanët i kanë konsideruar, veçanërisht dhjetë netët e fundit të Ramazanit, si të bekuara. Gjatë këtij 10-të ditëshi, myslimanëve i respektojnë të gjitha mbrëmjet e fundit të Ramazanit duke bërë lutje dhe duke recituar Kuranin, librin e shenjtë të Islamit.

Ata besojnë se Nata e Kadrit vjen me bekime dhe mëshirë të Zotit, ku mëkatet falen, dhe lutjet pranohen./gijotina

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button