“O hajdutë”/ “Rithemelimi” shkakton sërish kaos, protestë me vezë para bashkisë Tiranë
Deputetët e “Rithemelimit” të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë organizuar një protestë ditën e sotme para godinës së bashkisë Tiranë.
Mësohet se godina është rrethuan nga efektivë policie, teksa këshilltarët e Partisë Demokratike kanë tentuar të futen brenda, duke shkaktuar tensione dhe përplasje. Pas këtij momenti, janë shtuar forcat e policisë të cilat janë të shumta dhe kanë krijuar një kordon rreth godinës.
“O hajdutë”, janë thirrjet e protestuesve para bashkisë, teksa ka pasur edhe gjuajtje me vezë drejt godinës.
Ndërkohë që efektivët e policisë janë vendosur “barrikadë” tek dera për të mos lejuar protestuesit që afrohen drejt Bashkisë.
Duket se kaosi që deri një muaj më parë shkaktohej në Kuvendin e Shqipërisë, tashmë është zhvendosur në rrugë nga deputetët e Berishës me këtë të fundit që ndodhet në arrest shtëpie, i akuzuar për shpërdorim detyre.