Bota

Gjermania po mendon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka paralajmëruar riorganizimin e ushtrisë për t’u përgatitur për luftë, sipas informacioneve të “Politico”.

Qëllimi i tij është të ristrukturojë Bundeswehr-in në mënyrë që të pozicionohet në mënyrë optimale edhe në rast emergjence, në rast mbrojtjeje, në rast lufte, tha Pistorius.

Ushtria e re gjermane do të organizohet në katër degë – ushtria tradicionale, marina dhe forcat ajrore, si dhe një degë e re kibernetike dhe e inteligjencës. Do të ketë gjithashtu komanda funksionimi dhe mbështetjeje.

Dega e re kibernetike do të jetë përgjegjëse për trajtimin e kërcënimeve hibride dhe do të ketë gjithashtu detyra taktike si lufta elektronike.

Ushtria tashmë do të integrojë forcat e sigurisë kombëtare, ndërsa forcat ajrore do të monitorojnë gjendjen e avionëve të saj, përgjegjësi që deri më tani i takonte ministrisë së mbrojtjes.

Qëllimi është që ushtria gjermane të bëhet më efikase pasi ajo largohet nga dekada të shpenzimeve të ulëta dhe përgatitet për sfidat që rrjedhin nga agresioni rus, shkruan Politico.

Që kur Rusia vuri në pikëpyetje regjimin e paqes në Evropë, një situatë e veçantë kërcënimi është krijuar për Gjermaninë dhe aleatët e saj”, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes në një deklaratë.

Pistorius vuri në dukje se ndryshimet do të zbatohen në muajt në vijim, ndërsa zbuloi se po mendohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo nuk është diçka që aktualisht është duke u përgatitur.

Forcat e armatosura gjermane nuk janë në gjendje të tërheqin rekrutë të rinj. Ato kanë 181,000 trupa dhe synojnë të arrijnë 203,000 deri në vitin 2031. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button