E pazakontë në Turqi, papagajtë sillen në gjykatë për të dëshmuar tradhtinë e gruas
Çfarë po bëjnë dy papagaj para hyrjes së gjykatës në Stamboll, Turqi? Ata janë “thirrur” që të dëshmojnë në një gjyq divorci. Sipas mediave të huaja, ishte burri ai që i kërkoi me ngulm në sallën e gjyqit, pasi ata i zbuluan tradhëtinë e bashkëshortes.
“Burri nuk është në shtëpi, hajde,”- përsërisin dy zogjtë duke i zbuluar burrit pabesinë e gruas së tij. Për të konfirmuar rëndësinë e rolit të tyre në gjyq, një foto e tyre para pallatit të drejtësisë i ka bërë viralë.
Por, a do flasin ata para gjyqit?
Tani fjalën e fundit e ka gjyqtari. Në Turqi, divorci, sipas Kodit Civil turk, mund të kërkohet nga njëri ose të dy bashkëshortët. Ndër shkaqet e zgjidhjes së martesës përfshihet edhe tradhtia bashkëshortore.
Por kjo nuk është hera e parë që papagajtë janë treguar të dobishëm në situata të veçanta “gjyqësore” dhe gjithashtu janë thirrur për të dëshmuar në gjykatë. E njëjtja gjë ka ndodhur edhe për rastet e vrasjeve.
Në Itali zbuloi një vrasje, ku autori u vendos para drejtësisë dhe u dënua me 22 vjet./LIVING