Bota
Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë “shkund” Tajvanin, raportohet për viktima! Ekipet e shpëtimit nisin kërkimet për të mbijetuar
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka ndodhur në brigjet lindore të Tajvanit.
Deri më tani raportohet për 4 viktima, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve.
Tërmeti i fortë ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe shembjen e banesave.
Ky është tërmeti më i fortë i Tajvanit në 25 vjet, sipas zyrtarëve të sizmologjisë.
Tërmeti goditi zonën në orën 07:58 dhe epiqendra ishte rreth 18 km në jug të Hualien.

/panorama