Notarja 89 vjeçare që fiton ende medalje të arta: Jeta duhet jetuar çdo minutë
Eliana Busch me rrahjet e rregullta të krahëve e trupit, kalon shpejt gjatësinë e pishinës ku stërvitet, teksa i mëson mjeshtërinë e saj si fëmijëve dhe të rriturve.
89 vjeçarja sapo ka fituar medalje të artë në kampionatin e notit në Doha përveç nderimeve të tjera që ka marrë ndër vite.
“Dua t’i them të moshuarve se jeta duhet jetuar në çdo minutë që Zoti na ka dhënë fizikisht, duke e menaxhuar me mendjen tonë”, thotë Eliana.
Gruaja nuk i tregon fare vitet e saj dhe përshkon tre apo katër herë pa ndalur gjatësinë e pishinës 25 metërshe.
Busch thotë se pret tashmë disa gra japoneze në moshë të ngjashme me të sajën për të konkurruar në kupën Kyushu në Japoni, ndërsa më parë ka fituar medalje ari në disiplinat 100 e 200 metra stili lirë, 50 metra bretkosë dhe 50 metra shpinë.
Eliana Busch së shpejti do të mbushë 90 vjeçeppor thotë se ndjehet në shëndet të mirë.
Dua të konkurroj e të fitoj, edhe pse e di se do të vija dita kur duhet të ndaloj. Por për sa kohë që marr vlerësime të mira, do të vazhdoj të notoj”, thotë ajo.
Ajo tregon me krenari foto në veshje noti të viteve 1950-të kur publikohej në revista e gazeta.
Në moshën 20 ajo thotë se u martua me një oficer kavalerie dhe hoqi dorë nga noti për të kaluar te kalërimi. Por më pas në moshën 78 vjeçare nje aksident e detyroi të hiqte dorë nga kalërimi e të rikthehej te noti.
Duke u përpjekur të zbus një kalë race arabe u rrëzova e theva krahët, brinjët e qafën, dhe për rikuperimin më ndihmoi noti”, thotë gruaja, duke shtuar se prej atëherë, me nxijten e fëmijëve iu dedikua notit për veteranët./LIVING