Lajme

Ishte në gjendje kome, shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur dy javë më parë në Tepelenë 

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Tepelenë dy javë më parë. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë personi i pestë Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në aksidentin ku u përfshinë tre automjete në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, humbën jetën në vendngjarje katër persona.

Katër viktimat ishin Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button