ShowBiz

E shoh si përndjekës vajzash”/ Debatet e ashpra me Meritonin, Erjola: I është bërë fytyra si shollë këpuce

Erjola dhe Meritoni janë përfshirë në debate të forta gjatë ditëve të fundit, me akuza të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit, por edhe në prekjen e sendeve personale.

Fillimisht Meritoni i preku arushin që i kishte lënë Ledjona, e më pas Erjola duke i prishur shtratin. Gjatë spektaklit të sotëm, Erjola tha se sjellja e saj u ndikua nga tallja dhe provokimet e Meritonit, të cilin madje e cilësoi si përndjekës.

Erjola: Unë e di ku jam dhe ia kam thënë Meritonit dhe Ilnisës se në momentin që më provokoni, prisni mbrapsht reagimin. Përplasja ka filluar qëkur doli Ledjona. Përballë kanë një njeri që nuk i lë mangët reagimet. Përplasjet e mia kanë qenë të vazhdueshme e shoh përndjekës ndaj çdo vajze në këtë shtëpi

Meriton: Më vjen për të qesh sesi tentojnë të më prishin imazhin. Unë bëra një lojë fjalësh, ti preke privatësinë time. Unë kërkoj ndjesë nëse prekesh për diçka personale, më preke shtratin tim, hapesirë private. Nuk duhet prekur privatësia. Kjo erdhi sepse unë fola, ndërsa ti veprove.

Erjola: Të është bërë fytyra shollë këpuce, asnjë fjalë nuk të prek.

Meriton: Ik Romeo se nuk është situata jote, fëmijaç, pis. Ik atje pis

Ledjon: Për të mirën tënde, të kërkoj të mos flasësh në atë lloj fjalori

Ilnisa: Erjola nuk ka nevojë. Shtrati nuk preket. Ne flemë të dy atje, do flinim jashtë atë natë, ishte dysheku ujë. Nuk ka më privat se krevati

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button