Lajme

E rrallë/ 26-vjeçarja shqiptare sjell në jetë katërnjakë, tre djem dhe një vajzë

Një vajzë ka lindur katërnjak këtë të mërkurë në Kosovë. Nëna e re është një 26 vjeçare nga Podujeva.

Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë. Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. 

Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button