Lajme

DETAJE/ Si nisi konflikti mes fqinjve që çoi në plagosjen e 27-vjeçarit në Velipojë, i riu i nënshtrohet operacionit

I plagosuri është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.

Detaje të reja janë publikuar mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të marte në Velipojë. 

Siç edhe është raportuar një person ka mbetur i plagosur i identifikuar si shtetasi me iniciale E.P.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti mes dy komshinjve.

Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button