ShowBiz

Çfarë të bën burrë sipas Arbrit? Fatjoni: Duket që ke xhan Meritonin…

Nga studio e “Big Brother” ish-banori, Fation Kuqari ka komentuar debatet në të cilat është përfshirë Meritoni gjatë ditëve të fundit, pikërisht banori i cili u bë shkak që ai të dilte vetë nga shtëpia.

Fationi tha se Meritoni është natyrë bullizuese, por përmendi dhe betimin që ka ai ka dhënë. Meritoni është shprehur se nëse Ilnisa del nga shtëpia, do dalë dhe ai.

Një pjesë nga biseda:

Fatjoni: Egla ka qenë femra e vetme që e ka mbrojtur. Unë nuk kisha lidhje me situatën e rripit. Gabova vetë, unë dogja çmimin tim vetëm për të dalë burrë. Ai ka thënë një fjalë tani, “po doli Ilnisa do dal dhe unë”. 

Arbri: Pra ai duhet të bëj të njëjtin gabim që ai pretendon që ka bërë. Ai thotë gabova unë, të gaboj dhe ai.

Ledjoni: Ideja është, burrë a të bën fjala e dhënë…

Arbri: E di çfarë të bën burrë? Burrë të bën, ti rrish përballë atij aty, dhe të fitosh çmimin

Fatjoni: Çmimin e madh e fiton, po fytyrën se fiton. Ne e dimë që e ke xhan Meritonin si lojtar. Duket, ja të të them një rast konkret. Ledjoni sapo tha që ti po e bulllizon Erjolën. Në një mënyrë të zgjuar e zbute the ai po e përndjek. Zbute bullizimin.

Arbri: Unë kam nja 5 prime që e akuzoj Meritonin. Po ti ke hall tani se vetë dole dhe as vetë se di pse dole dhe ke halll të nxjerrësh keq atë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button