5 vite më e re se partnerja e babait, si e priti vajza e biznesmenit lidhjen e tij me Diola Dostin
Lidhja e dashurisë së Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu është në qendër të vëmendjes në mediat rozë e në rrjetet sociale.
Ky raporti erdhi i befasishëm për publikun, por duket se njësoj surprizues ka qenë edhe për vetë çiftin. Historia e tyre ka nisur vetëm pak javë më parë dhe lidhja ka avanucuar me hapa të shpejt.
Kjo pasi çifti është prezantuar me familjet dhe fëmijët përkatës. Nëse e kemi përmendur se vajza e madhe e Diola Dostit e mbështet marrëdhënien e nënës së saj, sot po ju tregojmë se edhe vajza e Belegut e ka mirëpritur Diolën si partenren e re të babait. Vajzat ndiqen në rrjetet sociale, dhe shkëmbejnë “like” me njëra-tjetrën.
Vajza e Erolld Belegut është vetëm 5 vite më e re se Diola Dosti, pasi kjo e fundit dhe partneri i ri kanë 20 vite diferencë. Por duket se shpirtrat e rinj e gjejnë njëri-tjetrin./vizionplus.tv

