Vrasja e 4 të rinjve në Shkodër, politika përkujton sot 2 prillin e 1991
Është përkujtuar në Shkodër dy prilli i vitit 1991, ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Përfaqësues të politikës, të mazhorancës dhe PS, të ndarë, ishin sot të pranishëm në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër, duke zhvilluar homazhe. I pranishëm në homazhe ishte po ashtu kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili së bashku në një pjesë nga stafi i tij.
“Me 2 Prill në Shkoder në diten e kujteses e cila e fton ndergjegjen qytetare e politike të gjithësecilit per të reflektuar , qendruar e ringritur. Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku në kapercyell të historisë u bënë simboli i aspiratave me sublime per liri dhe demokraci. Një popull që harron deshmoret e vet kompromenton historinë dhe të ardhmen e tij. Shkodra dhe Shqiperia nuk do ta bëjnë kurrë këtë ! PD sot me forcen e shembullit, me idealizmin e heroizimit, me vullnetin e rezistences per ti sherbyer kesaj shoqerie, ketij vendi, per të nderuar kujtimin e themeluesve të saj që aspiruan Shqiperërinë si gjithe Europa do të mbetet garante e ketyre vlerave , vete shpirti i lirise! Lavdi deshmorve!”, shprehet nga ana tjetër demokrati Agron Gjekmarkaj.
/Top Channel