Nga koncertet jashtë Shqipërisë deri tek shkëputja nga muzika, Elsa Lila tregon detaje për jetën personale në Itali
Elsa Lila në një diskutim me Baby G dhe Niko Komanin ka ndarë detaje nga karriera e saj muzikore.
Këngëtarja shprehet se ka bërë një pauzë në muzikë sepse i është dashur të kujdesej për vajzën e saj. Siç tregon ajo edhe pse në publikë nuk po realizonte këngë, në studion e saj ishte gjithmonë aktive.
Pjesë nga biseda:
Baby G: Zërin e ke uau
Niko: Edhe mënyra si këndon, si thua fjalët është ikonike
Baby G: Kur ka qenë festivali i fundit që ke marrë pjesë?
Elsa: Në dhjetor, këtu në Shqipëri
Baby G: Shkon në koncerte nëpër Europë?
Elsa: Jo, më përpara po, tani jo. Kam shkuar edhe në Amerikë
Baby G: Gjithmonë je marrë me muzikë apo ke pasur një pauzë?
Elsa: Për publikun e kam pasur një shkëputje sepse rrita gocën. Por, muzikën asnjëherë nuk e kam ndaluar, sepse bëja muzikë çdo ditë në studio edhe pse jo për publikun. Kam regjistruar muzika filmash, kam kompozuar. Jam marrë shumë me muzikë por jo në publik, Kjo sepse nuk udhëtoja dot me vajzën e vogël. Preferova që vajzën t’a rrisja vetë jo dikush tjetër./vizionplus.tv/