Life Style

“Më janë shpifur lidhjet në BBV”/ Ish-finalisti: Heidi më duket një narciste, vajzat që vijnë nga Italia…

Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në…”

Ish-finalisti i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Fan Club”, në Top Channel.

Kristi ka komentuar romancën mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit, duke thënë se nuk beson te kjo lidhje dashurie. Madje u shpreh se i duket sikur është i vetmi që i janë shpifur romancat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidha e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri.

Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë.

Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhenë më skuthe”, u shpreh ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button